Mbrëmjen e së dielës u zhvillua eventi më i madh kinematografik, ndarja e çmimeve “Oscars”.
Pjesë e ngjarjes në afterpartyn e “Vanity Fair” ishin edhe tri këngëtaret shqiptare: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Bleona.
Një vëmendje goxha të madhe në këtë event e morën edhe veshjet në tapetin e kuq dhe aty u bë ndarja e të veshurave më mirë dhe të veshurave më keq. Në këto ndarje, njëra ndër këngëtaret shqiptare u fut në listën e të veshurave më mirë.
Në një artikull dedikuar ‘Oscars’ , The Sun ka renditur këngëtaren shqiptare, Rita Ora, në listën e femrave me veshjen më të mirë. Teksa flet për veshjet në ceremoninë ‘Oscars’ , u përmendën Rita Ora dhe modelja Emily Ratajkovski për të cilat u tha se kanë sjellë sharm me paraqitjen e tyre.
Rita Ora dukej sensacionale në fustanin e kuq me pupla dhe me flokët kaçurrela të mbledhura.
Këngëtarja shqiptare mahniti edhe me performancën e saj në Brit Awards ku u shfaq në të bardhë.
Rita pritet të publikojë albumin e ri të saj në vitin 2018. /inTV