Këngëtarja shqiptare që po ndërton famë botërore, Bleona Qereti, ka qenë pjesëmarrëse në ndejën e organizuar nga Fondacioni i Elton John që mbahet të njëjtën ditë me Academy Awards.
Për këtë eveniment, ajo kishte veshur një fustan të Elie Saab dhe dukej për mrekulli.
Bleona i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga ky eveniment, ndërkohë që edhe platformat e njohura të fotografive, i kanë postuar imazhet e saj.
“The Elton John AIDS Foundation Academy Award Party” është një ndejë e përvitshme që mbahet në Los Angeles të njëjtën ditë me ceremoninë e Academy Awards.
Ky organizim për herë të parë është mbajtur në vitin 1993, ndërsa mbahet nga Elton John dhe Fondacioni AIDS, dhe është ndër ndejat që kontribuon në grumbullimin e fondeve për t’i ndihmuar të prekurit nga HIV/AIDS-i.
Të pranishmit duhet t’i paguajnë biletat, të cilat jepen në formë ftesash, ndërsa një biletë kushton së paku 3.500 dollarë (2.842 euro).
Fondacioni i AIDS-it, “Elton John”, është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga muzikanti Elton John në vitin 1992 në SHBA dhe një vit më pas në Britani të madhe – për të ndihmuar në parandalimin e HIV-it, programet edukative, kujdesin e drejtpërdrejtë dhe mbështet shërbimet e njerëzve që jetojnë me HIV.