Site icon PrishtinaPress

Rikthehet bora, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit.

Sipas Institutit, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Exit mobile version