Site icon PrishtinaPress

Pas De Jong, tjetër lojtar niset te Barcelona

Barcelona duket se nuk e ka mbyllur ende afatin e transferimeve.

Barcelona është duke e kërkuar ende një lojtar, pas transferimit të Jeison Murillos, Kevin Prince Boateng dhe Frenkie De Jong.

Skuadra katalonase e kompletoi transferimin e mesfushorit holandez para pak minutash, ndërsa po e kërkon edhe një mesfushor tjetër, përcjell prishtinapress.eu

Barcelona nuk po ndalet me kaq në këtë afat kalimtar, pasi tani e do transferimin edhe të Allan nga Napoli.

Skuadra italiane është e gatshme ta shet mesfushorin, por që kërkon hiq më pak se 70 milionë euro.

Në garë për transferimin e mesfushorit është edhe PSG, pasi ka dështuar në transferimin e De Jong.

Exit mobile version