Site icon PrishtinaPress

Reshjet e shiut, tri kanale rrezikojnë të dalin nga shtrati në Pejë

Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë po rrezikojnë daljen nga shtrati të tri kanaleve në qytetin e Pejës me rrethinë. Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet janë në gjendje gatishmërie.

Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi ka thënë për KosovaPress se për momentin situata në Pejë është nën kontroll por janë disa vende ku situata është me keq, siç është kanali i Çokolica, ku pretendon të dal nga shtrat por ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet tjera të komunës janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë të tillë.

Sipas tij, edhe në lagjen “Fidanishte”, ka mundësi që ujë të dal prej shtratit, si dhe në fshatin Jabllanicë.

Exit mobile version