“Aktore” titullohet projekti i radhës muzikor i realizuar nga Redon Berani që është shoqëruar me videoklip.
Kënga e re është realizim i ‘Berani Music’ dhe vjen në zhanrin hip-hop, ndërsa përmban edhe elemente R&B.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, ndërsa për xhirimin e videoklipit është kujdesur Frame Producton.
Redon Berani është djali i kompozitorit të mirënjohur, Ilir Berani dhe këngëtares Gili.
Ai debutoi në muzikë në muajin qershor të këtij viti me këngën “Class”, të cilën e solli në bashkëpunim me Soya.