“Merri sytë e mi” është titulli i projektit më të ri muzikor të Blero Muharremit.
Kantautori i mirënjohur ka kohë që e ka paralajmëruar këngën e re, e cila tashmë është gati dhe fansat e tij mund ta dëgjojnë atë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, këngëtari ka bërë të diture se “Merri sytë e mi” është në dispozicion në shumicën e platformave digjitale.
Blero i ka realizuar edhe videoklip këngës së re, ndërsa javë më parë e kishte publikuar një version të shkurtë të videos muzikore.
Kompletimi nga ana vizuale dhe lansimit në YouTube i këngës “Merri sytë e mi” do të lansohet në javën e ardhshme.