Site icon PrishtinaPress

Reçica publikon video: “Po bëhet manipulimi i votave të mërgatës” (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Elmi Reçica, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video ku shihet një person duke plotësuar fletëvotimet e shumta para vetes, derisa në sfond dëgjon fjalimin e kryeministrit Albin Kurti nga televizori.

“Pamjet e publikuara ku shihen persona duke manipuluar votat e mërgatës janë një goditje në të drejtën e çdo qytetari për një votë të ndershme”, shkroi Reçica në postim.

Ai tutje shtoi se institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë, të identifikojnë përgjegjësit dhe të sigurojnë se manipulimi i votës nuk do të tolerohet.

“Vota është e shenjtë, dhe çdo përpjekje për ta deformuar atë është tradhti ndaj qytetarëve dhe perspektivës së vendit tonë”, përfundoi Reçica.

Exit mobile version