Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në Pejë ka përuruar Galerinë e Arteve.
E përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së tha se nën qeverinë e tij, kulturën do e sjell në nivel qendror me investime multi-milionëshe në projekte serioze kombëtare, transmeton Klankosova.tv.
“Kultura përbën vet shpirtin e një populli, dhe me qeverinë time, shpirti kreativ i popullit tonë do ta ketë të gjithë vëmendjen e shtetit për të na inspiruar e për të na frymëzuar. Ndryshimin do ta bëjmë bashkë, edhe në kulturë!”, ka shkruar Abdixhiku.