Real Madridi e ka rikthyer vëmendjen te Raheem Sterling.
Skuadra spanjolle ka kohë që i është vënë pas anësori anglez, andaj do të tentoj transferimin e tij në verën e ardhshme.
Sipas ‘ESPN FC’, Real Madridi është në pozitë të mirë që t’i marr shërbimet e Sterlingut, përcjell “lajmi.net”.
Anglezi kishte filluar negociatat me Manchester Cityt në fillim të kësaj vere, mirëpo ato kishin dështuar.
Kontrata aktuale e Sterlingut skadon në vitin 2020, andaj Real Madridi do të tentoj ta bind që të kaloj në ‘Santiago Bernabeu’.