Ka kohë që kanë nisur punën për projektin e tyre të përbashkët muzikor.
Kënga e re e Tunës dhe Seven Saraqit e cila titullohet ‘Maria’ është në përfundim dhe do të publikohet nesër (e enjte) në orën 17:00, shkruan lajmi.net
Ishte Seveni ai i cili e bëri të ditur këtë për ndjekësit e tij në Instagram. Fansat mezi po presin që kënga të publikohet ndërsa edhe Tuna ka ndarë pak nga xhirimet e klipit, foto me të cilat e ka dëshmuar se do të duket shumë seksi.
Kujtojmë se për veshjen e Tunës është kujdesur dizajnerja Nange Magro e specializuar dhe më e mira në botë për veshjet prej Lateksi, të cilat kësaj here Tuna i mbanë veshur në klipin e ri.