Site icon PrishtinaPress

Ramushi e themelon një degë të AAK-së në Strasburg (Foto)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka themeluar degën e AAK-së në Strasburg të Francës

Në këtë takim po marrin pjesë një numër i madh i njerëzve të cilët janë në përkrahje të Haradinajt dhe Aleancës.

Në kryesi të kësaj dege janë: Fadil Dakaj, Bujar Morina, Nexhmedin Lutfiu, Bajrush Stojkaj, Hajrush Azemi, Besnik Tahirukaj, Burim Kuqi, Ylber Puka, Fatmir Idrizaj, Bajram Lulaj, Kushtrim Nimonaj, Zija Ramadani, Labinot Mulliqi, Ibrahim Dakaj, Gjeladin Selmonaj dhe Gazmend Kuqi.

Kryetar i degës është zgjedhur Astrit Kuqi, ndërsa koordinator janë Bujar Morina dhe Nexhmedin Lutfiu, raporton Indeksonline.

Në Këshillin Iniciues janë Bujar Morina, Fadil Dakaj, Nexhmedin Lutfiu, Hajrush Azemi dhe Bajrush Stojkaj.

Ndryshe, Haradinaj është duke vazhduar të qëndrojë në Francë që nga 4 janari, kur ai u arrestua nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

TEMAT:
Exit mobile version