Në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar sot vendosja e kubëzave në shëtitoren në rrugën qendrore dhe hapja e themelimeve për ndërtimin e konstruksionit të ri të betonit i cili do të jetë pjesë e shëtitores në këtë qytet.
Konstruksioni i lartë 70 centimetra dhe i gjerë 120 centimetra do të ndërtohet në vend të murit kontestuesit i cili të dielën u largua pasi që paraprakisht u arrit marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës së veriut, transmeton lajmi.net.
Kjo strukturë e re do jetë pjesë e projektit të ri për shëtitoren në rrugën “Mbreti Petar”. /Lajmi.net/