Site icon PrishtinaPress

Ramë Buja jep dorëheqje nga Kryesia e PDK-së

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje. Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së. 

Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pasë vitesh. 

Burime brenda PDK-së kanë treguar se arsyeja pse Buja vendosi të dorëhiqet nga Kryesia është bërë dega e Lipjanit ku ka filluar një iniciativë e aktivistëve të PDK-së që po e mbështesin deputetin Rashit Qalaj për ta marrë në udhëheqje këtë degë. 

E kjo iniciativë për mbështetje të Qalajt në krye të degës së Lipjanit, sipas burimit të njëjtë ka nervozuar Bujën i cili nga fillimi ka qenë kundër tij, pasi në Lipjan Buja e mbështet vëllanë e tij, Shukri Buja. 

Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar për Ekonomia Online edhe zëdhënësi Faton Abdullahu. 

“Po, kryrtari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu.

Exit mobile version