Site icon PrishtinaPress

Kadeti i FSK-së Gazmend Pllana diplomon në Akademinë Ushtarake të Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kadeti Gazmend Pllana ka diplomuar me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.

Mehaj thotë se Pllana diplomoi me sukses të lartë në drejtimin ‘Menaxhment dhe lidership ushtarak’.

Njoftimi i tij:

Kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë

Pas shkollimit katërvjeçar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë dhe paralelisht në Universitetin e Zagrebit, kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në drejtimin ‘Menaxhment dhe lidership ushtarak’.

Shumë urime Nëntoger Pllana e suksese në karrierën tuaj ushtarake si dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë kroat në zhvillimin e kuadrove tona profesionale.
????????????????????

Exit mobile version