Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Përmes një postimi në Twitter, duke e cituar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ky është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor.
E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”????Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!
— Edi Rama (@ediramaal) January 20, 2020
Postimet në Twitter Rama i vazhdoi duke e përmendur kryeministrin në detyre Ramush Haradinaj, për të cilin tha se bëri mirë që e përshëndetin këtë hap.