Avokati Arianit Koci, e ka quajtur si marrëveshje parciale hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Sipas Kocit në këtë marrëveshje fiton më shumë Serbia se sa Kosova.
Ai thotë se ekziston mundësia që ndonjë kosovarë mund të arrestohet gjatë fluturimit në këtë linjë.
Postimi i plotë:
Hapet linja ajrore Prishtinë – Beograd, e në anën tjetër mbetet taksa.
Kjo është argument që të gjitha marrëveshjet me Serbinë, arrhen vetëm me ndërmjetsim dhe presion të ndërkombëtarëve.
Natyrisht, jam që të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë.
Po humb Kosova, po humb Serbia.
Po humbin qytetarët e dy shtetëve – më së shumti.
Vazhdimisht po i kthehemi të kaluarës.
Por, këto marrëveshje parciale, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare – deri tani nuk kanë rezultuar me sukses.
Po eksperimentohet me neve!
Në fakt, që dhjetë vite, Kosova po del humbëse me çdo marrëveshje që e ka bërë me Serbinë.
Plus, të vetmit në Ballkan, nuk kemi liberalizim të vizave – edhe pse vazhdimisht bëjmë lëshime, dhe i kemi plotësuar të gjitha kushtet.
Të gjithë tani e kemi kuptuar, fajin kryesor e ka klasa jonë politike – e paaftë dhe e padijshme.
Sidoqoftë, na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku dy shtetet e pranojnë njëra tjetëren, dhe ku kushdo që ka kryer krime lufte – dënohet.
Vetëm ashtu mund të pajtohemi dhe të ecim përpara.
E pajtimi, natyrisht se na duhet dy palëve
Jemi fqinj, dhe nuk mund t’i ikim njëri tjetrit.
P.s.
Në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik, me këtë marrëveshje fiton shumë më tepër Serbia se Kosova.
Plus, aty-këtu, ndonjë kosovar rrezikon me u arrestu gjatë fluturimit përmes Beogradit.