Site icon PrishtinaPress

Rama e nxjerrë Metën në grykë të topit

Ilir Meta ka vepruar në mënyrë skandaloze e kriminale ndaj këtij djalit të Kosovës (Genti Cakaj), tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Zonën e lirë të Arian Çanit.

Presidenti Meta, tha ai, hedhë benzinë, i ushqeu politikanët në Shqipëri e Kosovë.

Ai abuzoi me presidencën, shpifi kundër këtij djali të ditur… Kjo njollë është e pashlyeshme. Kjo është lufta e bërllokut, bërllokut siç i thonë kosovarët.

Unë s’kam gjë me Ilir Metën. Mua si person më dhimbset. Unë po flas për aktin e tij.

Rama tërhoqi vërejtjen se ministri i Jashtëm Genti Cakaj, i emëruar nga ai, është një djalë i pastër, i ditur. Dhe presidenti të lansoj shpifje për të, është skandaloze.

Presidenti, shtoi ai, shkoi aq larg sa për Cakajn kërkoi certifikatën e sigurisë edhe në Kosovë, gjë që këtë s’e bëri ndaj ministrave tjerë.

Drejtuesi i emisionit tha se Cakaj është në të njëjtat valë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sa i përket “korrigjimit” të kufirit… Përgjigja e Ramës rodhi:

Mos e ngatërro kripën me sheqerin…

Kundërshtarët e Cakajt, politikanët ne Shqipëri e Kosovë i quajti zuzarë..

Exit mobile version