Site icon PrishtinaPress

Lirisht quajeni BAC, japonezi 52 vjeçar e rinovon kontratën si futbollist aktiv

Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura është kthyer në një personazh të dashur për tifozët në mbarë globin, e një motivim për ata futbollistë, që mes problemeve synojnë të mbyllin më herët karrierën.

Futbollisti aziatik, i lindur në vitin 1967, ka surprizuar sërish duke rinovuar kontratën me skuadrën e Yokohamës. Ai po përgatitet të luajë sezonin e 34-t si profesionist.

Me thuajse 52 vjeç të mbushur, realisht në muajin shkurt, Kazuyoshi Miura është një nga futbollistët më të mirë në ligën e dytë japoneze, madje ndihmon skuadrën e tij përmes golave të bukur.

“Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë. Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë impenjohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez 52-vjeçar.

Exit mobile version