“Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog”.
Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ndër tjerash, Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këto qëndrime të Sarrazin i ka mbështetur ‘‘plotësisht’’ edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Nga ambasada është thënë që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.
“Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e Dërguarit të Posaçëm Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku”, është shkruar nga ambasada.