Site icon PrishtinaPress

Numri i votave që morën partitë pas përfundimit të numërimit dhe kandidatët që i fituan mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Tash është afati për ankesa e më pas do të bëhet certifikimi i rezultateve.

Sipas shifrave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 396.022 vota apo 42.27 për qind. Partisë që ka qeverisur katër vjet do t’i takojnë 48 ulëse në Kuvend. Kjo do të thotë se do ta ketë të vështirë formimin e Qeverisë pa koalicion. Gjithashtu, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, është bërë njeriu më i votuar ndonjëherë në Kosovë me mbi 337 mijë vota. 

Partia Demokratike (PDK) është renditur e dyta me 196.353 vota apo 20.96 për qind dhe do t’i ketë 24 mandate.

Lidhja Demokratike (LDK) me 171.249 vota apo 18.28 për qind do t’i ketë 20 deputetë.

E Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66.226 vota apo 7.07 për qind në Kuvend do të përfaqësohet nga tetë deputetë.

Për herë të parë, Lista Serbe nuk do t’i ketë 10 ulëse. Partia që mbështetet nga Beogradi zyrtar do t’i ketë nëntë deputetë. Një ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit, që shërbeu si ministër gjatë Qeverisë Kurti II.

Kush i siguroi mandatet?

Nga Lëvizja Vetëvendosje, mandatet i siguruan: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveëla, Donika Gërvalla Schwarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrullah Çeku, Armend Muja, Jeta Statovci, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Nezir Kraki, Adelina Grainca, Arbreshë Kryeziu, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Valon Hoti, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Valon Ramadani, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi Murtezi, Halil Thaçi, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Salih Zyba, Drita Pajaziti, Adriana Matoshi, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Arjeta Fejza, Ilir Kërçeli, Fatmire Kollçaku, Arijeta Rexhepi, Rozeta Hajdari.

Në PDK, mandatet e deputetëve i morën: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli.

Në LDK deputetë u bënë: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Gazmend Muhaxheri, Armend Zemaj, Hysen Cekaj, Imri Ahmeti, Fadil Hadërgjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Arjeta Abazi.

E koalicioni AAK-Nisma do t’i ketë këta përfaqësues në Kuvend: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.

Exit mobile version