Site icon PrishtinaPress

Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria ka miratuar sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë pako përfshihen eksportet e teknologjisë, importet e asfaltit dhe gomës sintetike, transiti i mallrave përmes Rusisë e disa të tjera.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se edhe pse Kosova nuk është e obliguar t’i miratojë sanksionet në fjalë, ajo e bën këtë për t’u rreshtuar me BE-në dhe ShBA-në për ta dënuar agresionin rus në Ukrainë.

“Republika e Kosovës edhe pse nuk është e obliguar për shkak se ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat, Kosova i ka zbatuar sanksionet e vendosura nga ShBA-ja dhe BE-ja”.

Exit mobile version