Site icon PrishtinaPress

Qeveria liron naftën për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimorën e re për shitjen e derivateve të naftës për 48 orë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.74 euro.

Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është liruar për një cent ndërkaq i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e ditës së sotme deri të martën./Prishtinapress/

Exit mobile version