Home Botë NATO nesër nis stërvitjet ushtarake me armë bërthamore në Evropë

NATO nesër nis stërvitjet ushtarake me armë bërthamore në Evropë

NATO nga nesër do të nisë stërvitjet ushtarake, të cilat do të përfshijnë praktikimin e përdorimit të armëve bërthamore të Evropës.

Si pjesë e praktikës intensive, deri në 60 avionë do të trajnojnë fluturime mbi Belgjikë, Detin e Veriut dhe Britaninë.

Avionët e përfshirë në stërvitje do të jenë avionë luftarakë të teknologjisë së lartë dhe bombardues amerikanë B-52 me rreze të gjatë veprimi.

Pavarësisht tensioneve të fundit, stërvitja rutinë nuk është e lidhur me ngjarjet aktuale botërore, sipas NATO-s. Zëdhënësja Oana Lungescu, tha se stërvitja synon të sigurojë që parandalimi bërthamor i NATO-s të mbetet i sigurt dhe efektiv.

Stërvitjet do të zhvillohen në Belgjikë dhe do të përfshijnë 14 vende evropiane, raporton DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin kërcënoi se luftimet e drejtpërdrejta me vendin e tij do të rezultonin në një “katastrofë globale”./Prishtinapress/

Exit mobile version