Home Baner Qeveria falënderon organizatorët e “Marshit për Liri”

Qeveria falënderon organizatorët e “Marshit për Liri”

Qeveria e Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët që morën pjesë në “Marshin për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë.

Në një njoftim pas përfundimit të marshit, Qeveria vlerësoi pjesëmarrësit për, siç tha, sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë organizimit.

“Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ekzekutivi veçoi edhe bashkëpunimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve me organet e rendit dhe sigurisë, duke thënë se kjo kontribuoi që marshi të përfundonte në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

“Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon organizatorët e ‘Marshit për Liri’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version