“Projektligji për ushtri është marrë vendim që të rikthehet për ta kompletuar me detaje shtesë sepse është një ligj që nuk bëhet çdo ditë, është ligj i rëndësisë vitale dhe duhet të shikohet nga ekspertët, por edhe të koordinohet me aleatët tanë strategjikë”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, ligjin e ka ministria. Mirëpo, deklarata e Matoshit bie në kundërshtim me atë të zëvendësministrit të FSK-së, Agim Çeku.
Ky i fundit të premten e kaluar i ka thënë lajmi.net projektligji për FSK-në nuk ndodhet në Ministri.
“Ne zyrtarisht nuk kemi marr, ato ligje nuk janë kthy”, ka thënë Çeku.
Shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
Për ta transformuar FSK-në në Ushtri janë të domosdoshme dy të tretat e votave të Kuvendit dhe dy të tretat e votave të dyfishta nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë.
Ndërkohë Lista Serbe vazhdimisht është deklaruar se do të votoj kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës pasi sipas tyre një gjë e tillë do të destabilizonte rajonin.