Lideri i VV-së këto fjalë i tha në një takim me rapoturesin në Parlamentin Evropian për Kosovën, Igor Soltesin. Ai gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB, transmeton lajmi.net.
Deklarata e Kurtit është shfaqur sot në shumicën e medieve serbe duke përfshirë, B92, Blici, Telegraf e të tjera, duke qenë top lajm.
Mediat serbe i kushtojnë rëndësi kësaj pjese, pasi Serbia vazhdimisht lobon që Kosova të mos ketë ulëse në OKB, duke pasur përkrahjen e Rusisë.
Ndërsa, sic thekson vazhdimisht presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi Kosova nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa vullnetin e Serbisë.