Site icon PrishtinaPress

Qeveria e Kurtit “bllokon” rrugën Deçan-Plavë, vjen reagimi i fuqishëm nga Daut Haradinaj

Rruga e cila ishte futur në buxhet dhe plan konkret nga Qeveria e Haradinajt, Deçan-Plavë, ka marrë një kah tjetër nga qeveria “Kurti”.

Kjo pasi që është vendosur që Qeveria aktuale i ka dhënë vetëm 400 mijë euro për këtë rrugë.

Për këtë, Daut Haradinaj ka një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Kurti.

“Qeveria ‘Kurti’ me premtimet mashtruese se do e vazhdojë ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, jo vetëm që nuk e ka lënë sikur ka qenë në parashikimin buxhetor, por asaj rruge ia ka hequr pothuajse tërësisht buxhetin. Turpi s’ka fund , me vetëm 400 mijë euro në këtë rrugë sdo mundet të ndërtohet asnjë urë vetme e lëre më rruga në tërësi.
Reflekto kryeministër, je kryeministër i tërë Kosovës”, shkruan Daut Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version