Site icon PrishtinaPress

Pasagjeri merr me vete lavamanin për të pastruar duart, ndërsa vendos dhe një helmetë për të shmangur coronavirusin

Një pasagjer në Londër, mori me vete lavamanin për të larë duart në tren, ndërsa kishte vendosur edhe një helmetë të motoçikletës për të shmangur infeksionin nga coronavirusi.

Udhëtarët e tjerë e shikonin me habi, pasi ai kishte shkuar deri në raste ekstreme për të shmangur virusin vdekjeprurës.

Në videon e mëposhtme shihet teksa pasagjeri nxjerr shishen dhe pastron duart, ndërsa më pas vendos dezinfektues, dhe i vesh dorezat e verdha.

Një grua e vëzhgonte gjatë gjithë ritualit të çuditshëm.

Të tjerë qeshën dhe filmuan njeriun, që sipas tyre besohet se ishte një komedian.

Ndërkohë transporti në Londër ka filluar të pastrojë shërbimet e autobusëve dhe trenave për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Shumë njerëz janë mobilizuar të veshin maska dhe doreza, ndërsa vërehen dukshëm që po i shmangen sipërfaqes.

Exit mobile version