Site icon PrishtinaPress

Qeveria e ambasadat mbrëmë u bënë verdh e kaltër, Hovenier e Rohde: Jemi bashkë kundër luftës brutale të Putinit

Qeveria e Kosovës dhe objektet e disa ambasadave të huaja në Kosovë mbrëmë u mbuluan me ngjyrat verdh e kaltër për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës – derisa ky vend po përballet me agresionin e Rusisë.

Për këtë sot kanë reaguar dy ambasadorët, amerikani Jeff Hovenier dhe gjermani Jorn Rohde, të cilët u shprehën të kënaqur për këtë solidarizim të përbashkët me Ukrainën.

“Të frymëzuar që shohim pjesëmarrjen në përpjekjen tonë të përbashkët për të shënuar ditën kombëtare të Ukrainës dhe për të qëndruar së bashku në solidaritet kundër luftës brutale të agresionit të Putinit kundër Ukrainës”, ka thënë Hovenier.

“Shenjë ndriçuese solidariteti në Prishtinë, Kosovë, mbrëmë: Misionet e Gjermanisë, SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, Francës, Suedisë, Finlandës, Italisë, Greqisë e ndërtesës së Qeverisë shndritën në kaltër e verdh për të shënuar Ditën e Pavarësisë në kohët kur Ukraina është në ballë të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të botës së qytetëruar”, ka shkruar Rohde.

Përveçse jashtë objektit, Dita e Pavarësisë së Ukrainës dje u shënua edhe brenda Qeverisë ku mori pjesë kryeministri Kurti me të ftuar ukrainas që pas luftës atje erdhën në Kosovë.

Exit mobile version