Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë 100 euro tatim të gjithë banorëve.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Leutrim Ajeti.
Ajeti bëri me dije se sot, me shumicë votash e kanë miratuar vendimin.
“Kuvendi Komunal sot me shumice votash ka miratuar vendimin per faljen e tatimit ne prone ne perputhje me Ligjin nr.08/L-224 për ndryshim dhe plotësim te Ligjit nr. 06/L-005 per tatimin ne pronen e paluajtshme”, u shpreh Ajeti.
“Pra për vitin 2023, secilit qytetar te Komunes se Gracanices do t’iu falen 100 euro te tatimit ne prone!”.
Ndërkohë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.
Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Totaj, pas dorëzimit të kërkesës, tha se pas themelimit të Gjykatës Kushtetuese, komunat për herë të parë e bëjnë një kërkesë të tillë.