Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka akuzuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, se ka tentuar ta korruptojë atë përmes sekretarit të kësaj ministrie, duke i kërkuar llogarinë, para se të bëhen ndryshimet ligjore në Ligjin për veteranët.
“Me siguri ato kanë shkuar me plan që të më përkrahin fianciarisht, e më pas të fillojnë me këto ndryshime ligjore, sepse patën premtuar disa herë edhe kryeministri, edhe ministri, që do të jem pjesë e këtyre ndryshimeve. Sepse, kemi qenë për ndryshime, por pozitive, e jo negative”, ka thënë Qeriqi.
“Me siguri e kanë menduar që më herët të më shpërblejnë, e më pas të merremi me këto ndryshime. Unë asnjëherë nuk pranoj për një qëllimin tim personal që t’i dëmtoj veteranët e luftës së UÇK-së”, ka theksuar Qeriqi.