Site icon PrishtinaPress

Obama nuk pajtohet me vendimin e Trump për emigrantët

Zëdhënësi i Barack Obamas, Kevin Lewis ka folur për atë që ish-presidenti mendon në lidhje me ndalimin e myslimanëve në SHBA – urdhër ky i nënshkruar nga Presidenti amerikan Donald Trump, dhe protestat që janë duke ndodhur në të gjithë vendin.

Lewis ka thënë se Obama “është prekur nga niveli i angazhimit që po ndodh në komunitete nëpër tërë vendin”.

“Qytetarë që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u mbledh, për t’u organizuar dhe për ta ngritur zërin përmes zyrtarëve të tyre të zgjedhur, është ajo që presim të shohim kur vlerat tona amerikane janë në rrezik”, thuhet më tej në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

“Duke iu referuar krahasimeve ndaj vendimeve të presidentit Obama në politikën e jashtme, siç kemi dëgjuar më parë, presidenti në thelb nuk pajtohet me nocionin e diskriminimit kundër individëve për shkak të besimit apo religjionit të tyre”.

Exit mobile version