Site icon PrishtinaPress

Pusetat e pasiguruara dhe “dy serbët e dyshimtë që vizituan Deçanin para helmimit”

Pushimore të ujit në komunën e Deçanit, kompania e ujësjellësit “Hidrodrini” i ka 18.

Njëra nga to, të cilën ekipi i Albanian Post e vizitoi të martën paradite, në afërsi të fshatit Hulaj në Deçan, ishte gjysmë e hapur, dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pa siguruar.

Drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj e mohonin kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.

Më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restorani, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.

Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.

https://youtu.be/MdP_u0LT42A

Exit mobile version