Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka dalë në terren për të parë punimet rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë.
Në njoftimin e BIK-ut thuhet se është betonuar një pjesë e pllakës së xhamisë.
Postimi:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ku edhe është betonuar një pjesë e pllakës së kësaj xhamie.
Ai u njoh për së afërmi me ecurinë e punimeve në ndërtimin e kësaj xhamie.
Gjatë kësaj vizite, bashkë me Myftiun Tërnava ishte edhe atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Bunjamin Albayrak.