Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se janë në pritje të nisjes së punimeve për ndërtimin e stadiumit në këtë komunë.
Hyseni, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, tha se po pritet vetëm edhe përgjigja nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit (OSHP), për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve.
Sipas tij, buxheti prej 15 milionë eurosh tashmë është i siguruar.
Stadiumi i Gjilanit do të ketë mbi 9 mijë ulëse dhe do t’i takojë kategorisë së katërt.