Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën e 85 inspektorëve të cilët do të angazhohen për respektimin e masave COVID-19 nëpër komunat e Kosovës.
Ministria ka bërë të ditur se kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 3 ditësh.
Për këta 85 inspektorë që do të angazhohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Shëndetësisë, kishte hapur konkurs në muajin gusht, më saktësisht më 20 gusht.Por, angazhimi i këtyre inspektorëve do të jetë me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj.
Këta inspektorë do të kenë pagën prej 520 euro.
Punësimin e këtyre inspektorëve e ka paralajmëruar dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media.
“Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim për masat e reja është e pakënaqshme zbatimi i masave, do të shtojmë inspektimet, do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të AUV. 85 të tjerë plus nga 17 i kemi aktiv 11, 6 janë të sëmurë”, ka thënë Kurti.