Site icon PrishtinaPress

Deputeti i Listës Guxo: Kërkohet vaksinim masiv, por vaksina nuk ka

Deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, lidhur me procesin e vaksinimit në vend.

Ai ka thënë se ka dallim të madh mes ministrit Vitia në Qeverinë Kurti 1 dhe tani në qeverinë aktuale.

“Arben Vitia i Qeverisë Kurti 1 dallon nga Vitia i Qeverisë Kurti 2”, ka thënë Karamenta në Kanal 10.

Ai ka thënë se në Kosovë ka mungesë të vaksinave anti-COVID, dhe sipas tij kjo nuk do të duhej të ndodhte.

“Transparenca nuk ka qenë, ne kemi kërkuar informata që ne duhet të punojmë edhe të shtunën e të dielën në proces të vaksinimit, për shkak se qytetarët me tevpr se 2 ore kanë pasur raste kur kanë pritur për me marrë vaksinën. Si deputet nuk kam informata edhe sa vaksina i kemi në stok, kërkohet vaksinim masiv, por vaksina nuk ka. Si mund të ndodhë një gjë e tillë, edhe COVAX dëshiron të ndihmojë edhe në qeverinë e kaluar me kërkesë të deputetëve të VV-së janë ndarë 2 milionë euro për blerjen e vaksinave, pse nuk po blihen vaksinat, nuk e kam këtë informatë. Derisa disa shtete të rajonit kanë edhe rezervë, ne nuk është dashur të kemi mungesë”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version