Banori i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli është zgjedhur kryeministër i qeverisë së krijuar brenda shtëpisë.
Ai u betua para banorëve, duke shpallur BBVA “të pavarur dhe demokratike”.
Fjalët e tij ishin të njëjta me ato të ish-presidentit Hashim Thaçi, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
Luizi tha se ato fjalë iu kujtuan në atë moment, duke treguar për emocionin që ka pasur në vitin2008.
“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi, teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend./PrishtinaPress/