Site icon PrishtinaPress

Lajmi i fundit vjen nga Kuvendi, Pacolli ‘kalon’ kah deputetët e PDK-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ndryshuar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e cila po vazhdon të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, Pacolli shihet të jetë “bashkuar” në grupin parlamentar të PDK-së.

Arsyeja se përse Pacolli i është bashkuar grupit parlamentar të PDK-së nuk dihet.

 

 

Pacolli në këtë legjislaturë bën pjesë në në kuadër të grupit parlamentar të partisë tjetër opozitare LDK-së.

Exit mobile version