Site icon PrishtinaPress

PSD-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të kësaj jave, iu ka dërguar të gjitha partive opozitare një ftesë me të cilën do të harmonizohen mendimet për rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ky takim është paraparë që të mbahet sot me fillim prej orës 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar Partia Socialdemokrate.

Natyra Kuçi zëdhënëse e PSD-së, e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.

“Po do të jetë një përfaqësues i Partisë Socialdemokrate që do të paraqes qëndrimin tonë”, ka thënë Natyra Kuçi.

Gjatë javës përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo ftesë është joserioze dhe janë shprehur të gatshëm të ulen në bisedime me pushtetin vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Exit mobile version