8.7 C
Pristina
spot_img

PS fiton 48 bashki, Berisha-Meta braktisen nga trojet e veta

Partia Socialiste e Shqipërisë ka triumfuar në shumicën e bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet vendore. Deri më tani ka fituar 48 bashki, duke kryesuar edhe në 7 të tjera që po numërohen. I papritur në këto zgjedhje ishte rezultari në bastionet historike të opozitës si Shkodra, Tropoja, Devolli dhe Kukësi, Skrapari, të cilat janë ngjyrosur me rozë.

PS ka triumfuar gjithashtu edhe në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull,, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec.

PS kryeson edhe në 7 bashki të tjera ku vijon numërimi si në Gjirokastër, Kurbin, Kavajë, Malësi e Madhe, Kukës, Durrës dhe Tiranë.

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka pësuar humbje disfatë me fitoren e vetëm 6 bashkive duke e tkurrur hartën e demokratëve me marrjen e bastioneve nga PS. “Bashkë Fitojmë” ka fituar Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img
× Reklamë