Në protestën e mbajtur në Prishtinë, protestuesit kanë përgatitur dosje me dokumente që lidhen me Ligjin për Specialen, të propozuar nga PDK-ja.
Këto materiale, protestuesit i kanë dërguar në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për deputetët Lëvizjes Vetëvendosje.
Protestuesit janë lejuar që të hyjnë në objektin e Qeverisë dhe të bëjnë dorëzimin e këtyre dosjeve.





