Kryeshefi i ndërmarrjes publike “Termokos”, Fisnik Osmani, ka prezantuar një propozim për ndërtimin e një ferme vertikale në oxhakun e Ngrohtores.
Ai ka thënë se ky oxhak do të jetë atraksion për qytetin dhe pikë e rëndësishme për studiuesit e rinj.
“Agnesa Krasniqi, e diplomuar në arkitekturë dhe hendbolliste profesioniste në K.H Prishtina – me shumë pasion ka ideuar një propozim për përdorimin e oxhakut në të ardhmen” – ka shkruar Osmani në “Facebook”.
“Termokos”-i, sipas kryeshefit, do të jetë sinonim i Prishtinës së gjelbër.