Site icon PrishtinaPress

Ky është vendi i dytë në BE që pritet ta njeh Budizmin

Belgjika pritet të njohë zyrtarisht Budizmin pasi qeveria federale miratoi sot një projektligj që hap derën për financimin federal, përfaqësuesit zyrtarë dhe lëndët shkollore.

Shoqata Budiste Belge kishte kërkuar njohjen në mars 2006, duke vlerësuar se numri i budistëve në Belgjikë është 150,000. Vendi tjetër i BE-së ku njihet Budizmi është Austria.

Në Belgjikë për momentin njihen zyrtarisht gjashtë besime fetare: katolike romake, ortodokse, izraelite, anglikane, protestante ungjillore dhe islamike e cila u njoh në vitin 1974.

 

Budizmi do të njihet si “një organizatë filozofike pa emërtim të veçantë” si organizatat laike që janë njohur që nga viti 2002. Ai do të marrë fonde federale deri në 1.2 milionë euro.

Pasi të miratohet nga parlamenti, ligji do t’i hapë rrugën krijimit të institucioneve lokale, që nga dërgimi i përfaqësuesve budistë në porte dhe aeroporte, burgje, ushtri dhe spitale e deri te përfshirja e kurseve budiste në kurrikulën e arsimit formal së bashku me mësimin e kulteve fetare.

Të gjitha provincat belge si dhe rajoni i Brukselit duhet të financojnë më pas një qendër lokale budiste.

Exit mobile version