Site icon PrishtinaPress

Prokuroria jep detajet e fundit nga aksioni i policisë në Brezovicë

Njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë duke zhvilluar një aksion kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka njoftuar se aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe deri tani janë bastisur tetë lokacione, raporton Klankosova.tv.

“Aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por, bastisjet janë duke vazhduar, deri tani janë bastisur tetë lokacione”, deklaroi Jashari.

Kujtojmë se aksioni që është duke u zhvilluar dyshohet se ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Exit mobile version