Home Lajme Prokuroria jep detaje, rasti në Dumnicë të Podujevës cilësohet si vrasje

Prokuroria jep detaje, rasti në Dumnicë të Podujevës cilësohet si vrasje

Një person është vrarë në Dumnicë të Podujevës, në pasditen e së dielës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Prokuroria ka thënë se mosha e viktimës është 58 vjeç.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”. “Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”./PrishtinaPress/

Exit mobile version