Site icon PrishtinaPress

Ku duan të shkojnë kosovarët pas liberalizimit?

Një hulumtim i ri tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave me 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë.

Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesëve kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar./PrishtinaPress/

Exit mobile version