Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka treguar anëtaren më të re të partisë.
Dr.sc. Mirsade Gashi Osmani nga Vushtrria është anëtarja më e re e PDK-së.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kadri Veselit:
Dr. sc. Mirsade Gashi Osmani është një shkenctare e re biologe nga Vushtria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ka besim që partia jonë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.
Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirëkualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë.