Disa taksistë janë rrahur pasditen e djeshme mes vete si shkak i konkurrencës së udhëtarëve.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan te “Albi”.
Bëhet e ditur se taksistët kanë përdorur thika gjatë përleshjes.
Dy personat e dyshuar kanë marrë tretman mjekësorë. Ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.